21:28 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gashi: Vjosa Osmani duhet të ketë kujdes kur flet për Teuta Rugovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës Dardan Gashi, i ka dalë në krah deputetes nga radhët e LDK-së Teuta Rugova. Ai i ka reaguar edhe deputetes Vjosa Osmani, e cila ditë më parë tha se Teuta Rugova nuk ka liri të veprimit politik.

Gashi ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, se nuk mund të flas Vjosa Osmani për veprimet që bënë Teuta Rugova.

“ Vjosa Osmani duhet të ketë kujdes se çfarë po flete. Teuta Rugova mund të veprojë si të dojë vete dhe ka liri të lëvizjes dhe qëndrimit. Nuk mund të flas Vjosa Osmani për veprimet që bënë Teuta Rugova”, ka thënë Gashi.

Gashi po ashtu ka treguar se Tetuta Rugova është pjesë e LDK’së.

“ Teuta Rugova është pjesë e LDK’së më shumë se çdo kush tjetër që është aty”, ka thënë Gashi.

Vjosa Osmani gjatë ditës së martë në emisionin “Pressing”, ka thënë se Teuta Rugova nuk ka liri të veprimit politik.

“ Teuta Rogova nuk e ka lirinë e mendimit dhe veprimit politik. Unë mendoj se ajo ka presione dhe nuk është në gjendje të flas dhe veprojë siç do vetë. Mirëpo, për këto gjëra ajo duhet te flas edhe vet”, ka thënë Osmani