Gashi-Vjosës: A je normal…? – Reagon kryeparlamentarja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani me tone të ashpra, u është drejtuar deputetëve të partisë së saj, LDK, se do të kërkojë nga komisioni për legjislacion të bëjë interpretimin e fjalës “koti”, se a është apo jo gjuhë parlamentare.
Mirëpo ajo vazhdoi edhe më tej, duke thënë se do të kërkojë edhe interpretim për fjalën që u përdor ndaj saj ” a je ti normal”, duke iu referuar fjalës që Arben Gashi i tha asaj.
“Po ashtu unë do të kërkoj të interpretohet edhe fjala juaj, sepse këtu ishin më shumë se 20 dëshmitarë, kur ju më thatë me zë të lartë a je normal?, tha Osmani.
Ndryshe përplasja mes tyre erdhi pasi që deputeti Artan Abrashi e përdori shprehjen Qeveria “Koti”, e cila irritoi deputetët e LDK-së e të cilët kërkuan largimin nga salla të Abrashit./IndeksOnline/