75 Mall Live Search
22:39 / E Diele, 17 Nëntor 2024 / G T

Gashijani pasi dha golin ndaj Spanjës: Isha shumë i emocionuar!

Inkuadrimi në pjesën e dytë nuk e pengoi që ta boombardojë portën e Spanjës.

Sulmuesi kosovar Elvir Gashijani që hyri në lojë në minutën e ’52-të, shënoi më goditje të fortë golin e fitores së kombëtares së Kosovës U-19, kundër superfuqisë në futboll në minutat shtesë të lojës.

Kjo në fitoren 4 me 3 të dardanëve, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropianin 2025 për të rinjtë që u zhvillua në stadiumin Fadil Vokrri të shtunën.

Rezultati sikur edhe fitorja 18 vjeçari që i përket komunitetit rom, tha për Klan Kosova që beson se ishte meritore por suksesin e ekipit sikur dhe të tijin e parandjeu.

“Me t’kallëzu drejtë na jena hi për me marrë rezultat pozitiv se për me fitu, po të gjithë shokët e kemi dhan maksimumin me fitu, e kam pas vetbesimin që kam me dhanë gol se jam kon ne formë. Në atë moment [golit] jam ndier shumë i gëzuar e me emocione se deri në fund 3-3 rezultati, unë e bëra 4-3, i kam gëzu të gjithë shokët, stafin, një Kosove ma” tha Gashijani për klanin.

I riu që u lind e rrit në Mitrovicë, synim ka veç inkuadrimit në ekipin A të kombëtares, edhe të jetë pjesë e një gjiganti spanjoll, Barcelona me yllin e së cilës Lamine Yamal edhe po krahasohet.

Edhe pse si i pari nga pakicat, në mesin e të rinjve, ylli dardan thotë se nuk u ndje i lënë anash në asnjë moment. Për këtë trajtim, janë të lumtur edhe përfaqësuesit e komuniteteve në Mitrovicë.

Në potencialin e të Gashijanit, besoi fort trajneri Lavdim Behxheti që atë e mori në dorë si 9 vjeçar.

Kombëtarja U-19 e Kosovës ndeshjen ne fundit e luan të martën kundër Ishujve Faroe në “Fadil Vokrri”, teksa Gashijani pret që ai dhe skuadra të shënojnë fitore të pastër.