Gashi uron festën: Të festojmë të ndarë fizikisht, por të bashkojmë lutjet tona

Kryetari i Komunës së Obiliqit,Xhafer Gashi, ka uruar qytetarët dhe gjithë besimtarët e fesë islame festën e madhe të Fitër Bajramit, duke uruar që Zoti i madhërishëm të këtë pranuar agjërimin, sakrificën dhe lutjet tona.
Kryetari Gashi, përmes këtij urimi ka theksuar se këtë Fitër Bajram, do e kremtojmë pa vizita familjare e tradicionale. Po ashtu, duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, ju ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve, sepse siç është shprehur ai: “pas çdo vështirësie vjen lehtësimi… andaj, këtë festë të madhe të Fitër Bajramit, të festojmë të ndarë fizikisht, por të bashkojmë lutjet tona për ditë e festa më të mira!“
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Të nderuar bashkëqytetarë,
Të nderuar besimtarë të fesë islame,
Pas një muaji me përplot përkushtim, sakrificë e devotshmëri, me lejoni të ju përcjell urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit, duke uruar që Zoti i madhërishëm të këtë pranuar agjërimin, sakrificën dhe lutjet tona.
Në këtë muaj ku mbizotëron solidariteti e kujdesi për nevojtarët, dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për të gjithë donatorët të cilët shtrin dorën e ndihmës dhe përkrahjes për familjet në nevojë.
Festa e Fitër Bajrami gjithmonë ka bashkuar familjarët, të afërmit dhe miqtë, por këtë vit si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë globale Covid-19, atë do e kremtojmë, pa vizita familjare e tradicionale.
Duke falënderuar secilin prej jush, për bashkëpunimin e deritanishëm në luftimin e këtij armiku të padukshëm, ju bëjë thirrje që të vazhdoni të respektoni të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve, sepse pas çdo vështirësie vjen lehtësimi… andaj, këtë festë të madhe të Fitër Bajramit, të festojmë të ndarë fizikisht, por të bashkojmë lutjet tona për ditë e festa më të mira!
Qoftë nën bekimin e Zotit çdo familje shqiptare!
Me fat festa e Fitër Bajramit!
Xhafer Gashi“