08:18 / E Enjte, 23 Maj 2024 / G T

Gasperini u tregua strateg mbrëmë: Ne fituam, por shikoni se si e fituam!

Skuadra e Atalantas u shpall kampione në UEFA Europa League pasi mposhti 3:0 Bayer Leverkusenin në ndeshjen e zhvilluar në Dublin.

Trajneri Gian Piero Gasperini pas ndeshjes u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, shkruan Indeksonline

Ai thotë se kjo finale u fitua, por thotë se me vështirësi arritën deri në finale duke ndaluar skuadra të mëdha gjatë rrugës.

“Nuk është vetëm që fituam, por shikoni se si fituam. Ne kemi mposhtur Liverpoolin, ata ishin në krye të Premier League atë kohë. Kemi mposhtur kampionët e Portugalisë, Sportingun dhe tani Bayer Leverkusenin. Jemi jashtëzakonisht shumë krenarë”, u shpreh Gasperini

Kujtojmë që ky ishte titulli i parë i Atalnatas në histori pas 61-vjetëve./Indeksonline/