75 Mall Live Search
22:54 / E Martë, 27 Maj 2025 / L A

Gasperini vendos të largohet nga Atalanta

Atalanta do të mbetet pa trajnerin e tyre ikonik për sezonin e ardhshëm.

Trajneri Gian-Piero Gasperini, vendosi të ndërprejë aventurën e tij 9-vjeçare në Bergamo dhe është i hapur të fillojë kapitullin e tij të ri.

Ai po lidhet me stolin e Romës, pasi që skuadra nga kryeqyteti italian do të mbetet po ashtu pa trajner pas largimit të Ranierit.

Gasperini që nga viti 2016 arriti ta kthente Atalantën në një skuadër konkurruese në Serie A, ku arriti top 3-shen në 4 raste si dhe solli suksesin më të madh të skuadrës ku fitoi “Europa League”, vitin e kaluar./IndeksOnline/