22:10 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gasso dhe Dj. Escoman lansojnë projektin ‘Lej skenat’

Skena muzikore vendore çdo ditë po pasurohet me artistë të talentuar.

Edhe reperi i ri i njohur si Gasso bën pjesë në grupin e reperëve që po synon famë dhe sukses përmes muzikës së tij.

Ai sot në bashkëpunim me Dj, Escoman ka sjellë projektin muzikor ‘Lej Skenat’, një këngë moderne, me ritme të lehta që i përgjigjet mjaftë kërkesave të adhuruesve, shkruan Indeksonline.

Kënga është tashmë në kanalin Youtube, teksa muzika është realizuar nga CekicBeatz, e për tekstin është përkujdesur vet reperi Gasso në bashkëpunim me Lav’da-n./Indeksonline/