13:56 / E Hënë, 08 Mars 2021 / k.v

Gastronomët anulojnë marshin protestues

Është anuluar marshi protestues i gastronomëve i paraparë për sot në orën 15:00.

Nga një njoftim për medie nga Këshilli drejtues i shoqatës thuhet se në momentin kur do të ketë ndryshim të masave, atëherë do të ketë edhe organizim të protestave.

Postimi i plotë:           

SQARIM PËR PUBLIKUN

Në mbledhjen e Këshillit drejtues të shoqatës më 04.03.2021, qe diskutuar ideja e organizimit të marshit protestues këtë të hënë në orën 15:00 në sheshin “Skënderbeu” pranë Qeverisë, NË RAST TË ASHPËRSIMIT TË MASAVE AKTUALE (zvogëlimi i orarit të funksionimit të bizneseve, zvogëlimi i shërbimeve, etj).

Qëllimi i këtij organizimi ka qenë kundërshtimi i ashpërsimit të masave antiCovid, të cilat ka pasur pritshmëri të merren si pasojë e zhvillimeve dhe paralajmërimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Rrjedhimisht nuk ka protestë.

E theksojmë përsëri! Në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave, ku paraprakisht do t’ju njoftojmë rreth detajeve të tjera.

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës