13:33 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gastronomët e Gjilanit ia huqin, në vend të Qeverisë, protestojnë para Komunës!

Albert Sylejmani, njëri prej pronarëve të diskotekës “Stop” në Gjilan ka paralajmëruar një protestë nesër në qytetin e tij.

Duke folur në emër të gastronomëve, ai ka thënë se arsyeja e protestës është pas vendimeve të Qeverisë rreth limitimit të kohës së punës për kafenetë dhe restorantet.

“Ne gastronomet e Gjilanit ndjejmë se jemi të ndëshkuar padrejtësisht me vendimet e fundit të Qeverisë për masat kundër Covidit- 19, sepse nuk ka asnjë të dhënë dhe asnjë analizë konkrete e cila ndërlidhet me lokale hoteliere dhe asnjë rast i cili buron nga këto lokale, nga rastet të cilat rezultuan pozitive në Gjilan.

Për këtë arsye nesër më 08.07.2020 ora 14 do të protestojmë para zyrës së Komunes së Gjilanit për të kërkuar të ndryshohen rregullat të cilat janë caktuar me këtë vendim”, thuhet në reagimin e Sylejmanit.