75 Mall Live Search
17:02 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / AR

Gastronomët kanë një njoftim të rëndësishëm për klientët

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar të gjithë klintët e tyre se duhet të jenë të pajisur me disa dëshmi për t’u futur në hapësirat e brendshme.

Bëhet fjalë për certifikatën e vaksinimit apo ndonjë test kundër Covid-19, shkruan Indeksonline.

Ndërsa për shfrytëzimin e terasave nuk nevojitet ndonjë dëshmi nga ato që janë të lartë cekura.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar gastronomë,

Për shfrytëzimin e hapësirave të brenshme, klientët pranë lokaleve tuaja duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë si më poshtë:

Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;

Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

Testi shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Kurse për shfrytëzimin e terasave nuk nevojitetu ndonjë dëshmi nga ato që janë të lartë cekura!

Vaksionohu,sigurohu.

#mbrojeKosovën