75 Mall Live Search
18:10 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gastronomët kërkojnë lejimin e punës brenda lokaleve dhe largimin e kufizimit

Përfaqësuesit e Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës, ne krye me Hysen Sogojeva, kryetar dhe Visar Demolli, Drejtor egzekutiv  sot dorëzuan Manualin për rifillimin e punës brenda ambienteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive, në Kabinetin e Zëvendës kryeministrit të parë Besnik Tahiri.

U bisedua për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky sektor në kohë pandemie.

“Kërkesat tona ishin kryesisht ato për lejimin e punës në hapësirat e brendshme-te mbyllura dhe largimin e kufizimit të veprimtarisë së tyre.


Të gjithë të pranishmit u zotuan se do t’i adresojmë këto çështje në instancat kompetente në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për funksionimin e rregullt të këtij sektori, gjithmonë në përputhje dhe me rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit publik”, thotë OHTK-ja./Indeksonline