75 Mall Live Search
22:21 / E Hënë, 13 Dhjetor 2021 / AR

Gastronomët mobilizohen për protestën para Qeverisë, marrin përkrahje të madhe

Gastronomët e Kosovës bashkë me Odën e Hotelierisë e Turizmit të Kosovës, më datë 15 dhjetor do të protestojnë para Qeverisë, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit kundër përhapjes së pandemisë me koronavirus.

Mobizilimi i tyre tashmë ka filluar dhe po kryejnë përgatitjet e fundit, raporton Indeksonline.

Krerët e dy shoqatave kanë shkuar në komuna të ndryshme ku edhe konfirmojnë se kanë marrë përkrahje për protestën.

Protesta e tyre do të nis në ora 13:00, para objektit të Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/