Gastronomët protestojnë nesër para Qeverisë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka ftuar të gjithë gastronomët nesër që të dalin para Qeverisë dhe të protestojnë, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit, e gjithë kjo po bëhet për shkak të masave të reja.
“Nesër, e diele, ora 21:30, ftoj të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!! 🚗🔊🚦
Kundërshtojmë masat duke e rujt shëndetin publik!”, tha ai./IndeksOnline/