15:00 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / LB

Gastronomëve u bëhet thirrje të mos lejohen në lokale klientët e pavaksinuar

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës u ka bërë thirrje gastronomëve që të respektojnë strikt dhe permanent masat kundër COVID-19.

Në një postim të tyre në Facebook, thuhet se kjo shoqatë përfaqëson vetëm ato biznese të cilët respektojnë masat dhe vendimet e qeverisë.

“Duke e ditur rëndësinë e respektimit të masave së pari në mbrojtjen e shëndetit publik, është evidente që ajo luan një rol jashtëzakonisht të madh edhe në kujdesin ndaj shëndetit ekonomik”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të dashur gastronomë,

Pas protestës që mbajtëm dhe pas një sërë takimesh me akterë relevent në çështjen e menaxhimit të pandemisë COVID-19, si përgjegjësi e secilit nga ne dhe e jona ndaj sektorit të gastronomisë, edhe njëherë kërkojmë nga të gjithë gastronomët respektimin strikt dhe permanent të masave kundër Covid-19.

Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës përfaqësojmë vetëm ato biznese të cilat respektojnë Masat dhe Vendimet e Qeverisë, por natyrisht përgjigjemi për të gjithë sektorin.

Duke e ditur rëndësinë e respektimit të masave së pari në mbrojtjen e shëndetit publik, është evidente që ajo luan një rol jashtëzakonisht të madh edhe në kujdesin ndaj shëndetit ekonomik.

Pra:

❌ Të ndalojmë rreptësisht hyrjen në lokal të klientëve të pavaksinuar;

✅ Të sigurohet respektimi i udhëzuesve të Ministrisë së Shëndetësisë;

✅ Të respektohet orari i lejuar i punës.

Me qëllim që të mundësohet lehtësimi i masave dhe dalja më e lehtë nga kriza ekonomike, kërkojmë respektimin e tyre, si parakusht të vetëm që lidhet me funksionimin e nevojshëm të gastronomisë.