17:19 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / LB

Gastronomi shqiptar që u shërbeu figurave të famshme si Franz Beckenbauer

Gastronomi shqiptar, Fetah Harjaj nga komuna e Skenderajt thotë se ka pasur rastin që t’u shërbej figurave të njohura gjermane si Franz Beckenbauer, trajnerëve të futbollit, sportistëve të famshëm e politikanëve të njohur.

Madje, ai thotë se në një turnir të organizuar nga fondacioni i Franz Beckenbauer kanë arritur të mbledhin 50 mijë euro donacion.

“I kam shërbyer, normal se kishte emocione me pas një musafir si Bekanbuer, ishte një eksperiencë e mirë. Por, ajo çka dua të thëm është se ai ishte njeri i thjeshtë. Edhe mediet më prestigjioze gjermane kanë raportuar për sukseset tona në fushën e gastronomisë. E dua kuzhinën shumë dhe normalisht edhe eksperienca e bën të veten”, ka thënë ndër të tjera Hajaraj.

Ai thotë se mburret me gastronominë në Kosovë dhe sa herë që ka rast me bisedu më të huajt u tregon me krenari atyre për gastronominë në vendin tonë.

Më tutje, ai rrëfen për kohën kur ishte larguar nga Kosova si 17-vjeçar.

“Si gjithë shqiptarët kam emigruar në atë kohë. Isha 17 vjeç dhe ishte atëhëre regjimi serb, ekonomia që na ka shtyu me emigru, fillimisht ishte shumë vështirë, si emigrant, por me kohë gjërat u permirësuan”, ka rrëfyer ai për Rtv Dukagjini.