21:15 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gastronomisë i ndryshohet orari, por nga kjo orë s’do lejohet muzika në lokale e restorante

Janë ndryshuar disa nga masat kundër Covid-19, ndër to është edhe orari i gastronomisë.

Ministria tashmë ka bërë publike vendimet, ku në pikën 4 flitet për gastronominë, shkruan Indeksonline.

Të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbimë të gastronomisë (restoranet, kafiteritë dhe të ngjashme), bazuar në vlerësimin e dhënë nga autoritetet komunale dhe se i plotësojnë kushtet për punë duke respektuar masat mbrojtëse kundër Covid-19:

U ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;

Prej orës 21:00 në subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (ristorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) ndalohet muzika;

Brenda këtij orari mund të punojnë duke respektuar distancën prej 2 metra hapësirë ndërmjet tavolinave si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në cdo tavolinë të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët./Indeksonline/