Gates: Gabimi im më i madh është humbja përballë Androidit
Bill Gates foli shumë qartë për atë çfarë i mbeti peng përsa kohë ishte lider i Microsoft, veçanërisht gjatë periudhës kur kompania u përpoq të ndërtonte një sistem operativ mobil dominant.
Gjatë një interviste për Village Global, Gates ishte shprehur se gabimi i tij më i madh gjatë drejtimit të Microsoft ishte mos krijimi i një “Android-i.”
Kur telefonët e parë Android debutuan në 2008, platforma mobile e Google u bë një alternativë e hapur përballë iPhone i cili kishte mbërritur një vit më parë. Microsoft tentoi por në fund dështoi për tu përshtatur konkurrencës.
Atë kohë Microsoft ishte fuqia dominuese në softuerin desktop dhe si rezultat duhej të ishte një lojtar madhor edhe në platformat mobile. Microsoft e kishte një platformë të tillë që e quante Windows Mobile, por ishte përqendruar rreth ndërveprimit me tastiera dhe lapsa Stylus.
Kur sistemi operativ i bazuar në ndërveprimin me prekje Windows Phone 7 debutoi në 2010-ën, atëherë ishte shumë vonë për Microsoft për të fituar sadopak terren. Sistemi operativ qëndroi me pjesë tregu simbolike derisa i dha fund sistemit operativ në 2017-ën.
Në fund të këtij viti edhe Windows 10 Mobile do të shuhet përgjithnjë. Gjatë intervistët Gates tha se Android është platformë standarde sot.
Megjithatë nuk ishte i vetë faji i drejtpëdrejtë i Gates sepse ai u largua si CEO në 2000. Ai vazhdoi të shërbente si CEO part-time dhe shef i arkitekturës së softuerit por që u distancua nga këto role për tu fokusuar tek filantropia.
CEO i Microsoft atë kohë, Steve Ballmer, u tall me iPhone duke thënë se ishte shumë i shtrenjtë. Shumica e dështimeve të partneritetit të Microsoft me Nokia i faturohen Ballmer.
Sipas Gates kishte hapësirë vetëm për një sistem operativ krahas atij të Apple, dhe tha se ky sistem operativ kishte vlerë 400 miliardë dollarë.