Gati 1 në 100 amerikanë rezultojnë pozitivë për Covid-19

Koronavirusi vazhdon të jetë i pakontrolluar në SHBA, pasi gati 1 në 100 amerikanë ka testuar pozitivisht për Covid-19.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 3,3 milionë raste të koronavirusit që prej fillimit të pandemisë, sipas Universitetit Johns Hopkins, dhe të paktën 135,205 amerikanë kanë vdekur.
Në të gjithë botën, 12,9 milion njerëz kanë testuar pozitivë për virusin, shkruan CNN.
Në SHBA, si udhëheqësit lokalë ashtu edhe ata shtetërorë kanë thënë që javët e fundit rastet e reja nxiten kryesisht nga amerikanët që kanë zgjedhur të rifillojnë tubimet dhe daljet në bare.
Në shumë shtete, mosha mesatare e rasteve të reja është zhvendosur në rënie, me më shumë të rinj duke testuar pozitivë./Indeksonline/