Gati 1200 vota, ky është asambleisti rekord i Klinës

Qëndrim Millaku ka dalë si kandidati më i votuar në garën për Asamblenë Komunale të Klinës, duke marrë plot 1,183 vota në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi.
Ai garoi në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përkrah kandidatit për kryetar komune, Prof. Dr. Zenun Elezaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Millaku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen, duke e cilësuar rezultatin si “nder të madh” dhe “përgjegjësi të jashtëzakonshme” për të punuar me përkushtim e ndershmëri për komunën.
Ai tha se mbështetja e qytetarëve i jep forcë për të vazhduar punën me më shumë energji.
Kandidati i AAK-së theksoi se ka tejkaluar edhe rekordin e votave të katër viteve më parë, duke u bërë kështu asambleisti me më së shumti vota ndonjëherë në Klinë./IndeksOnline/