75 Mall Live Search
00:13 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gati 200 mijë euro për “Rojet e Nderit”, tenderi i radhës nga komuna e Prishtinës

Kuvendi i komunës së Prishtinës ka arritur të finalizojë kontratën më të re përgjatë këtij viti.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Sigurimi fizik për objektet e Komunës së Prishtinës”, nuk është se ka kushtuar edhe pak.

Shërbimet kontraktuese për nevojat emergjente të sigurimit fizik për objektet e Komunës së Prishtinës, ka kushtuar hiç më pak se 193.644,00 euro- shkruan Indeksonline.

Në kontratë bëhet e ditur se vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 200.000,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Rojet E Nderit” SH.P.K, me tenderin e përgjegjshëm me çmimin më të lartë: 193.644,00 euro./Indeksonline/