Gati 50% e votave të numëruara, ja sa vota kanë marrë deri tani liderët e partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 47.75% të votave të numrëruara të kandidatëve për deputet. Aktualisht, nga liderët e partive politike, ai i Lëvizjes Vetëvendosje deri tani ka marrë 165,893 vota.
Pas tij radhitet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Në 1,221 vendvotime të procesuara deri tani, nga 2,557 sa janë gjithsej, Hamza ka marrë 75 mijë e 124 vota.
Në vend të tretë është lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku me 36,190 vota, ndërsa pas tij ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me 18,184 vote.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë të drejtë vote patën 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë, ndërsa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 899 mijë 517 qytetarë.
Nga totali i votave, nga 2,557 vendvotime të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.34%.
20.98% ka marrë Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 13.57%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.66%.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë të drejtë vote patën 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë.

