Gati banesat e reja për 433 familje në Thumanë

433 familje në Thumanë, në përvjetorin e dytë të tërmetit që shkatërroi strehat e tyre, do të mund ti gëzohen banesave të reja, një pjesë e madhe e të cilave në këtë zonë janë ndërtuar me kontributin e Bexhet Pacollit, raporton TV Klan.
Kryeministri pasi shpjegon se vonesat erdhën për shkak të pandemisë, premton se brenda Krishtlindjeve pjesa më e madhe e të goditurve nga tërmeti i 2 viteve më parë do t’iu dorëzohen çelësat e shtëpive të reja.
Pa modesti foli për aftësinë që tregoi qeveria e tij për të menaxhuar programin e rindërtimit. Veç përfitimit të banoreve, Rama flet për impaktin në ekonomi që pati rindërtimi.
Falenderon Bexhet Pacollin, donatoret e tjerë si dhe shtetet që ndihmuan dhe nuk harron as sipërmarrësit që sipas tij u përfshinë duke mos menduar për fitimet.