75 Mall Live Search
19:43 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / MSH

Gati dy orë nga aksidenti, trupi i viktimës ende në veturë në vendngjarje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në Bresje të Fushë-Kosovës.

Pas përplasjes me një kamion, vetura e aksidentuar u shtyp plotësisht, teksa një person në të, që dyshohet të jetë shoferi, ka ndërruar jetë, raporton IndeksOnline.

Burime të IndeksOnline nga terreni konfirmojnë se policia dhe njësitet e tjera janë ende në vendin e ngjarjes – njëjtë sikurse vetura dhe viktima brenda në të.

Rreth rastit u deklarua më herët edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje, Fushë-Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin” tha Krasniqi për IndeksOnline.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: