Pas gati dy orësh vonesë, nis seanca për dialogun
Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë një deklaratë dënuese për ndalimin e deputetit Slobodan Petroviq nga ana e autoriteteve serbe.
Derisa në sallë janë 61 deputetë, për të kanë votuar vetëm 60 deputetë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq ishte ndaluar nga xhandarmëria serbe në pikën kufitare të Merdares.
Në lidhje me ndalimin e tij, ka reaguar Partia Liberale Serbe, e cila thotë se Petroviq u ndalua nga BIA serbe.
“Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, pas dhënies së dokumentit, i tha Petroviqit se duhet të presë ardhjen e pjesëtarëve të Agjencisë së Sigurisë. Pas më shumë se dy orë pritje dhe arritjes së pjesëtarëve të BIA-s, atij iu tha se duhet të presë deri në një përgjigje nga Beogradi për arsyet e ndalesës së tij”, tha Partia Liberale Serbe.