75 Mall Live Search
17:25 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Gati mbeten pa gishta: Doganierët ndalojnë kuzhinierin dhe i kontrollojnë çantën

Kuzhinieri i njohur amerikano-jugor Virgilio Martinez u ndal në aeroportin e Los Anxhelosit me një çantë me 40 pirana.

Zyrtarët e doganave e çuan atë në dhomën e kontrollit, kur gjetën pirana të ngrira në vakum.

Pas pesë orë mbajtjeje, kuzhinieri u lirua së bashku me pirana. Atë natë, siç tha ai për Los Angeles Times, do t’i përdorte piranat për të bërë një sallatë.

Martinez zotëron restorantin “Central” në Lima, i cili u shpall më i miri në Amerikën Latine në vitin 2014.

Ai mori pjesë në sezonin e tretë të serisë së Netflixit, “Chef’s Table”.