75 Mall Live Search
10:30 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / H F

Gati një vit në fejesë, Kida shkëlqen në çdo prezencë

Po bëhet gati një vit që kur këngëtarja e njohur Kida kurorëzoi dashurinë e saj me fejesë.

Që nga ajo kohë, Kida dhe partneri i saj janë shfaqur më të lumtur se kurrë, duke ndarë momente të veçanta nga përditshmëria e tyre, shkruan IndeksOnline.

Në çdo paraqitje publike apo postim, dashuria mes tyre është mëse e dukshme.

Screenshot

Se sa e dashuruar është këngëtarja, shihet qartë në sytë e saj, por edhe në fotot që publikon herë pas here me partnerin.

Kida vazhdon të jetë aktive edhe në karrierë, ndërsa balanca mes jetës profesionale dhe asaj private duket se i ka shkuar për mrekulli./IndeksOnline/