75 Mall Live Search
19:22 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gati për natën e dytë të ‘Sunny Hill’, Dua Lipa: Prishtinë të dua

Ambasadorja më e mirë e vendit tonë është padyshim këngëtarja e famshme, Dua Lipa.

Ajo vazhdimisht promovon dhe flet për vendlindjen e saj me shumë krenari. Dua këtë vit erdhi për herë të dytë në festivalin ‘Sunny Hill’.

Ndonëse ende nuk e ka konfirmuar e as mohuar perfromancën e saj, Dua po e shijon pafund qëndrimin në vendin e saj të lindjes.

Mbrëmë në natën e parë Dua ishte në prapaskenë për ta përkrahur mikeshën e saj, Miley Cyrus e cila performojë për herë të parë në Kosovë.

Pavarësisht kësaj, Dua u mirëprit nga adhuruesit e ‘Sunny Hill’ të cilët brohorisnin emrin e saj. Ndërsa tani Dua në një postim në ‘Instagram’ nga nata e kaluar tregoj se është gati për të ndjekur nga afër edhe natën e dytë të festivalit.

“Gati për sonte, Prishtinë të dua”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e videos.

Kujtojmë që në natën e tretë do të performoj DJ me famë botërore, Calvin Harris./Indeksonline/