75 Mall Live Search
13:46 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / KV

Gati për përurim segmenti i katërt i “Rrugës B” në Prishtinë (Video)

Gati kanë përfunduar punimet në segmentin e katërt të “Rrugës B” në Prishtinë. Burime të IndeksOnlinet bëjnë të ditur se ky segment do të përurohet javën e ardhshme.

Pamje të reja nga rruga e sapondërtuar janë publikuar edhe nga Sokol Havolli, drejtor i Infrastruktures në Komunën e Prishtinës.

“Përshëndetje nga “Rruga B”, segmenti i katërt i sapo ndërtuar, tashmë me pamje të mrekullueshme”, ka shkruar Havolli mbi videon e realizuar me dron.

Ndërkohë, punimet intensive po vazhdojnë edhe në “Rrugën A”, e cila do të lidhet drejtpërdrejt me këtë segment të katërt të “Rrugës B”, duke krijuar një lidhje të re dhe të rëndësishme në infrastrukturën rrugore të kryeqytetit.

Ky projekt pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të përmirësojë dukshëm rrjetin e komunikacionit në Prishtinë./IndeksOnline/