Gati për protestën para Qeverisë, Policia rrethon objektin

Shoqëria civile, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe disa parti politike janë shprehur publikisht se do të përkrahin dhe marrin pjesë në protestën e sotme që do të fillojë nga ora 18:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Protesta po mbahet kundër zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë të vendimit të Qeverisë çër mospërfshirjen e veteranëve në pagën minimale si dhe përgjimeve telefonike të Mimoza Kusari-Lilës.
Indeksonline raporton se në sheshin “Skënderbeu” është vendosur podiumi ku do të mbahen fjalimet e organizatorëve.

Policia e Kosovës është shtuar në numër, teksa është bërë edhe rrethimi i objektit të Qeverisë.

Qytetarë të shumtë tashmë kanë arritur në Prishtinë, të gatshëm për protestën, ku disa prej tyre edhe kanë veshur bluza me logo të UÇK-së.
