Gati për “Sunny Hill Festival”-in? Ja çfarë mund të merrni me vete
				A jeni bërë gati për edicionin më të madh ndonjëherë të “Festivalit Sunny Hill”? A keni menduar se çfarë të merrni me vete? Lista më poshtë mund t’ju ndihmojë.
Prishtinë, Na ndajnë edhe pak ditë deri të edicioni më i ri i “Festivalit Sunny Hill”. Koha e duhur për të shikuar listën e gjërave që duhet të merrni me vete dhe atyre që nuk lejohen në hapësirat e festivalit. Ky udhëzues është menduar për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për një përvojë të paharrueshme, të sigurt dhe pa shqetësime.
Çka mund të merrni me vete?
- ID – Letërnjoftim/pasaportë ose dokument tjetër identifikues;
 - Powerbank – që të mos mbeteni pa bateri në momentet më të mira;
 - Syze dielli dhe kapelë – për të shijuar ditët me diell pa u shqetësuar.
 - SPF/krem mbrojtës nga dielli – sepse kujdesi për lëkurën nuk del kurrë nga moda;
 - Çantë shpine ose tote bag, si dhe një xhaketë apo duks për netët e freskëta;
 - Kamera (jo profesionale) – për të kapur kujtimet më të bukura;
 - Mos harroni të pini shumë ujë, të konsumoni alkool me përgjegjësi dhe të kujdeseni për ambientin.
 

Çka nuk duhet të merrni me vete, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve!
- Substanca të paligjshme dhe narkotike;
 - Produkte aerosolike (sprej, deodorant, parfume etj);
 - Ushqime e pije nga jashtë;
 - Objekte të mprehta.
 
Festoni me përgjegjësi dhe nëse akoma nuk keni blerë biletën tuaj tani keni mundësinë e fundit. Klikoni në link dhe bëhuni gati për një eksperiencë të paharruar: https://sunnyhillfestival.com/



