20:00 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / AR

Gati për të ‘djegur’ tregun muzikor, zbulohet se çfarë po ‘kurdis’ Shpat Kasapi

Risitë nga këngëtari Shpat Kasapi në tregun muzikor nuk kanë të ndalur.

Pas suksesit me këngën ‘Fol’, ai është duke punuar për projekte të reja, shkruan Indeksonline.

Për Indeksonline ai zbuloi se është duke punuar edhe këngë të reja që do t’i vizualizoj me videoklip.

Unë në fakt po bëj 3 këngë të reja të cilat do jenë me videoklip. Një prej tyre është baladë dhe 2 tjera ritmike. Pres lajme të mira nga fansat dhe publiku sepse unë kam thënë çdoherë se nuk do i zhgënjej’, tha këngëtari.

Këngëtari ka publikuar këngë dedikuar gruas së tij, por a do të lansoj ndonjë këngë dedikuar djalit që pritet të vije në jetë së shpejti?

Fëmijës nuk kam menduar akoma që t’i kushtoj ndonjë këngë por nëse me lind ideja qe besoj se do me vjen ndonjë inspirim do t’ia kushtoj sigurisht’.

Gjithashtu ai u shpreh se ende nuk kanë vendosur për emrin e djalit./Indeksonline/