75 Mall Live Search
21:48 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

Gati sa nuk e rrëzojnë autobusin, plas festa te Interi

Skuadra e Interit arriti fitore 2 me 0 kundër Crotones në xhiron e 34-të të Serie A.

Klubi i Antonio Contes po e fiton Scudetton, madje në rast se nesër dështon skuadra e Atalantas – atëherë edhe zyrtarisht Interi feston titullin, shkruan IndeksOnline

Megjithatë, lojtarët interist s’mund të presin deri nesër! Në autobusin ku po udhëtojnë lojtarët festa është në zjarr, gati sa s’po e rrëzojnë autobusin duke kërcyer e kënduar.

Një festë e ‘çmendur’ ishte edhe në zhveshtore./IndeksOnline/