75 Mall Live Search
10:46 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / G T

Gati sa nuk i ra reklama në kokë, momenti kur trajneri i Gjilanit kishte fat!

Skuadra e Gjilanit gjatë vikendit të kaluar mposhti Prishtinën në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Ardian Nuhiu u shpëtoi një incidenti të vogël, shkruan Indeksonline

Gjatë një interviste për mediat lokale në Gjilan, reklama e klubit nga Anamorava ishte afër t’i binte në kokë trajnerit.

Ishin milimetrat që e shpëtuan trajnerin e Gjilanit, sepse mund ta lëndonte vërtetë nëse kjo reklamë përfundonte në kokën e tij.

Gjilani gjatë këtij sezoni të ri në Superligë, deri tani ka grumbulluar tetë pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë në tabelë./Indeksonline/