Gati sa nuk u larguan, Japonia ankohet te fusha stërvitore para ndeshjeve të Kupës së Botës
Kombëtarja e Japonisë thuhet se është përballur me kushte jo të kënaqshme në ambientet stërvitore të klubit meksikan Tigres, të cilat i kishte marrë me qira për përgatitjet para Kupës së Botës.
Sipas raportimeve të mediumit “Sancadilla”, situata ka qenë aq problematike sa që përfaqësuesja japoneze ka shqyrtuar seriozisht mundësinë e largimit nga Meksika për të vazhduar përgatitjet diku tjetër, shkruan Indeksonline
🇲🇽⚠️ Bad image for Mexico in front of the world…
— NextMex (@NextMexOficial) June 4, 2026
🇯🇵 Japan’s national team reportedly faced poor conditions at Tigres’ facilities, which were rented for their World Cup preparations. 😬🏟️
👀 The situation reportedly escalated to the point where Japan was close to leaving the… pic.twitter.com/QPpk7YdeOV
Megjithatë, në ndihmë ka ardhur klubi tjetër meksikan, Monterrey (Rayados), i cili ka vendosur t’i vërë në dispozicion Japonisë fushën moderne stërvitore.
Falë këtij intervenimi, japonezët do të vazhdojnë përgatitjet në kushte më të mira, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime dhe diskutime në Meksikë për mënyrën se si u trajtua një nga kombëtaret pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026./Indeksonline/

