Gatopardi frikëson turistin, i shfaqet në xhipin që po e ngiste (VIDEO)
Një moment tejet të frikshëm ka përjetuar Britton Hayes nga Seattle i cili kishte shkuar për vizitë në Parkun Kombëtar të Serengetit.
Ndërsa ai po parakalonte me makinën e tij, papritur i shfaqet një gatopard prapa xhipit të cilin po e ngiste.
Në video shihet gatopardi që eksploron pjesën e pasme të makinës ndërsa Britton qëndron i qetë dhe nuk lëviz.
“Ishte një nga momentet më të frikshme të jetës sime,”– është shprehur Hayes.
Ai ia atribuoi ndihmën udhëzuesit të guidës i cili e ndihmoi të qëndronte i qetë duke i treguar sesi të ngadalësonte frymëmarrjen.
Gatopardi u largua nga makina pa lënduar asnjë njeri.
Sipas Daily Mail, Hayes pranon se qeshën me ngjarje disa orë më vonë dhe u lehtësuan që asgje e keqe nuk ndodhi.