16:34 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gatopardi lind 7 këlyshë të adhurueshëm dhe realizohet portret ‘familjar’

Një gatopard ka lindur shtatë këlyshë të adhurueshëm, të cilët tashmë kanë shpëtuar nga kthetrat e një luaneshe.  

Gatopardët e rritur zakonisht pjellin tre deri në 5 këlyshë të vegjël dhe ata janë të prekshëm lehtësisht nga grabitqarët që nga lindja, kështu që të shohësh shtatë njëherësh të gjithë së bashku është vërtet e habitshme.

Gatopardi i famshëm u zbulua këtë javë në Maasai Mara nga fotografët, Yaron Schmid dhe Amy Montminy.

Dyshja, të cilët drejtonin YS Wildlife Photography dhe Safaris, ishin me miqtë e tyre kur udhëzuesi i tyre Dominick Maatany u tregoi këlyshët.

Fotografi i kafshëve të egra dhe veterineri, Yaron tha për fat të mirë për këto mace të vogla ata kishin një nënë të zgjuar të quajtur Siligi për t’u kujdesur për ta.