75 Mall Live Search
13:53 / E Martë, 12 Shtator 2023 / LB

Gattuso befason me skuadrën e re

Genaro Gattuso nuk do të rrijë edhe gjatë pa punuar si trajner.

Skuadra franceze, Olimpique Lyon, raportohet që së shpejti do ta emërojë atë si trajner të ri të klubit.

Trajneri, Laurent Blanc, u shkarkua nga posti i trajnerit të klubit pas rezultateve të dobëta që kishte marrë me skuadrën nga Franca, njofton Fabrizo Romano.

Gattuso është pa klub që nga 30 qershori i vitit 2022, kur u shkarkua nga posti i trajnerit tek skuadra spanjolle, Valencia.