75 Mall Live Search
22:42 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Gattuso bën mrekullinë, mposht Juventusin

Napoli ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 21-të të Serie A.

Skuadra e Gattusos kaloi në epërsi në minutën e 63-të me golin e Zielinskit, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Lorenzo Insigne në minutën e 86-të të sfidës.

Golin e vetëm për Zonjën e Vjetër e shënoi Ronaldo në minutën e fundit.

Juve është ne vendin e parë me 51 pikë, tri pikë para Interit derisa Napoli është ne vendin e dhjetë me 27 pikë. /IndeksOnline/