75 Mall Live Search
17:52 / E Diele, 10 Janar 2021 / C E

Gattuso flet për Amir Rrahmanin, tregon pse e zëvendësoi

Napoli ka fituar ndaj Udineses me rezultat 1-2 me një gol të shënuar në minutat e fundit nga Bakayoko.

Protagonist në këtë sfidë ishte edhe Amir Rrahmani i cili luajti në pjesën e parë dhe gaboi te goli i Udineses, shkruan Indeksonline.

Gattuso vendosi ta zëvendësoj mbrojtësin e Kosovës me të filluar pjesa e dytë por në një intervistë ka thënë se Rrahmani do të ketë përsëri mundësitë e tija.

Më vjen keq për Amirin. Ai është një profesionist i shkëlqyeshëm, por trajneri duhet të bëjë zgjedhjet e tij. Ai do të ketë akoma shanset e tij, por sot vendosa ta heq në gjysmën e ndeshjes”, ka thënë Gattuso pas ndeshjes.

Kjo ishte paraqitja e dytë e Rrahmanit me Napolin në Serie A, e para nga minuta e parë e takimit. /IndeksOnline/