75 Mall Live Search
16:24 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gattuso flet rreth mundësisë së shkarkimit

Trajneri i Milan, Genanro Gattuso përkundër spekulimeve të shumta se do të shkarkohet, italiani ka vazhduar të insistojë se drejtuesit e klubit besojnë tek ai.

“Unë ndjejë besimin e drejtuesve”, u shprehë Gattuso.

Sipas raportimeve të mediave italiane vetëm fitorja kundër SPAL mund ta shpëtoj italianin nga shkarkimi, transmeton Indeksonline.

Ekipi i Milan ka pesë ndeshje pa fitore dhe katër ndeshje radhazi pa shënuar gol.

Së fundmi Milan barazoi me ekipin e Frosinones me rezultat 0-0, duke e thelluar krizën e gjigantit italian ende më shumë./Indeksonline/