75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Gattuso ftohet urgjentisht nga drejtuesit e Milanit

Edhe pse lajmet e ditës së sotme kanë qenë të gjitha për konfirmimin e Gattusos në stolin e Milanit, përtej disfatës në Torino dhe 5 pikëve në 7 ndeshjet e fundit, drejtuesit e klubit nuk e mbyllin me kaq.

Sipas “Sky”, trajneri kuqezi sapo ka hyrë në selinë e klubit, ku janë të pranishëm Gazidis, Leonardo, Maldini dhe pritet edhe presidenti Scaroni.

Një mbledhje që pritet të zgjasë pak dhe ku do të diskutohen shumë gjëra.

Drejtuesit janë të gatshëm ta shkarkojnë Gattuson por problemi është te gjetja e një trajneri që do ta merrte drejtimin vetëm për katër ndeshje. /IndeksOnline/