11:59 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Gattuso ftohet urgjentisht nga drejtuesit e Milanit

Kupa e Italisë si duket ka qenë mundësia e fundit e Genaro Gattusos.

Eliminimi nga Lazio në gjysmëfinale do t’i kushtoj me shkarkim trajnerit të Milanit, shkruan Indeksonline.

Drejtuesit e skuadrës kuq e zi kanë ftuar urgjentisht Gattuson në zyre gjatë këtyre orëve për të diskutuar rreth problemeve.

41 vjeçari në fundjavë e ka provën e jetës, ose mposht Torinon ose largohet. /IndeksOnline/