Gattuso kërkon takimin “sy me sy” me Cutronen, përgatitet për një dënim
Patrick Cutrone ka qenë futbollisti më i dashur për tifozët e Milanit në ndeshjet e fundit.
Por ndeshja kundër Bolognas ka qenë një moment i keq për talentin italian, shkruan Indeksonline.
Ai u zëvendësua në minutën e 61-të nga Gattuso por u kundërshtua nga vetë futbollisti.
Për këtë reagim, trajneri italian ka përgatitur një takim me futbollistin ku edhe mund t’i shqiptoj ndonjë dënim.
“Shpërthimi i Cutrones? Po ju them që unë dhe ai do të shihemi shumë shpejt dhe do të flasim. Ekziston që një zëvendësim nuk mund të pranohet, por unë dhe Patrick do të bëjmë një bisedë të bukur sy më sy. Unë e largova nga fusha, sepse doja të zgjeroja manovrën e lojës dhe të shtoja më shumë driblime individuale me Castijehon”, ka thënë Gattuso.
Milani në fundjavë do të luaj kundër Fiorentinas për ndeshjen e xhiros së 17-të dhe vendi i katërt është në një moment rreziku. /IndeksOnline/