Gattuso konfirmon të ardhmen e Higuain
Gonzalo Higuain është emri më i përfolur i këtij afati kalimtarë, padyshim. Zërave për një largim të mundshëm të argjentinasit vetëm sa i ka konfirmuar trajneri i tij, Gennaro Gattuso.
“Është vështirë ta mbajmë një lojtar që veçse e ka bërë zgjedhjen e tij” ka thënë Gattuso pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme të cilën Milan e fitoi kundër Sampdorias në kuadër të Kupës së Italisë, shkruan IndeksOnline.

Higuain është i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek skuadra londineze, Chelsea, atje ku e pret ish-trajneri i tij sa ishte tek Napoli, Maurizio Sarri.