Gattuso merr përgjegjësinë, flet për shkarkimin e tij
Milani nuk arriti të marr pikë të plota në ndeshjen kundër skuadrës së parafundit në tabelë, Frosinone.
Skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso ka katër ndeshje që nuk ka gjetur golin, dhe ka grumbulluar vetëm 3 pikë, shkruan Indeksonline.
Fajin për këtë ecuri negative e ka marrë vetë trajneri, i cili ka pranuar se gjërat nuk po shkojnë mirë.
“Në gjysmën e parë kemi pasur një lojë të keqe,” tha Gattuso në intervistën e tij pas ndeshjes.
“Kundër Fiorentinës kemi krijuar dhe kemi luajtur më mirë, këtu jemi dorëzuar në gjysmën e parë ndaj Frosinones. Ne nuk bëmë mirë, dhe ata fituam çdo rast që ishte 50-50. Për të arritur objektivin tonë të kualifikimit të Ligës së Kampioneve, ne nuk mund të luajmë në mënyrën që kemi bërë në pjesën e parë. Skuadra nuk mund të ketë qasje të tillë në një ndeshje të rëndësishme si kjo sot, duke u dhënë 45 minuta kundërshtarëve tuaj. Ne nuk jemi në një periudhë të mirë dhe rezultatet nuk po vijnë. Nuk mund të pranoj një shfaqje si ajo në gjysmën e parë”, ka shtuar Gatusso.
“Shqetësimi im është ekipi im, nuk po mendoj për pozicionin tim. Unë jam gjykuar nga rezultatet dhe unë do të vë fytyrën time përpara. Unë jam kapiten i kësaj anije, prandaj është e drejtë të marr të gjitha përgjegjësitë. Është e rëndësishme për mua që të kuptoj se si t’i bëj lojtarët e mi të luajë më së miri. Nuk ka qetësi dhe ata duken nervozë, kjo është ajo për të cilën duhet të mendoj. Sa për pjesën tjetër, çdo gjë mund të ndodhë“, përfundoi Gattuso.
Ndeshjen e radhës Milan e zhvillon kundër SPAL në San Siro. /IndeksOnline/