75 Mall Live Search
14:10 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gattuso në kontakte me klubin kinez

Pas përfundimit të aventurës së tij në stolin e Milanit, Gennaro Gattuso mund të kthehet në punë, me destinacionin e tij të mundshëm në Kinë, në veçanti me ekipin Shangai Shenhua.

Sipas Sportialia, klubi kinez ka bërë kontaktet fillestare me Gattuso për marrjen e pozitës së trajnerit në klub. Shangai Shenhua finalizoi nënshkrimin e Stephan El Shaarawy nga Roma disa javë më parë, përcjell Indeksonline.

Gattuso ishte trajner i Milanit për dy sezone, ku u largua për shkak se nuk arriti ta dërgonte Milanin në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/