Gattuso në telashe, pezullohet ylli i Milanit
Suso u ndëshkua me karton të kuq për Milanin, kështu që do të jetë i pezulluar për duelin e Super Kupës italiane me Juventusin më 16 janar.
Spanjolli u rikthye nga lëndimi në fitoren e Milanit, 2-1 ndaj SPAL-it në Serie A, por mori dy kartona të verdhë.
Derisa rregullat kanë ndryshuar, kartoni i kuq i Susos në Serie A do të thotë ai do të mungojë edhe në Superkupë, transmeton IndeksOnline.

Superkupa zhvillohet në Jeddah më 16 janar, me fillim nga ora, 17:30.
Kjo ndeshje zhvillohet mes fituesit të Serie A dhe Coppa Italia.
Megjithatë, pasi Juventusi i fitoi të dy kompeticionet sezonin e kaluar, ”Zonja e Vjetër” do të përballet me finalistin e Coppas./IndeksOnline/