19:59 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gattuso nuk është për këtë punë, Milani turpërohet në ‘San Siro’

AC Milan shkarkuan Vincenzo Montellan pas rezultateve negative këtë sezon, por hiç më mirë nuk po i ecën as Gennaro Gattuso-s.

Milani ka humbur në shtëpi nga skuadra e Atalantas me rezultat 0-2.

Golat për mysafirët i shënuan Cristante në minutën e 32-të dhe Ilicic në minutën e 71-të.

Me kët humbje Milan mbetet në vendin e 11-të me 24 pikë, ndërsa Atalanta ngritet në vendin e 7-të me 27 pikë./IndeksOnline/