75 Mall Live Search
16:03 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Gj. Sh

Gattuso prezantohet si trajner i Italisë: Ka shumë punë për të bërë, por ne kemi cilësitë për të shkuar në Kupën e Botës

Gennaro Gattuso sot është prezantuar si trajner i ri i Italisë.

Ai ishte i pranishëm në konferencë së bashku me Presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dhe menagjerin e kombëtares, Gianluiggi Buffon, shkruan IndeksOnline.

Gattuso do të nis epokën e tij si trajner i Italisë me 5 shtator, në ndeshjen ndaj Estonisë, e cila zhvillohet në Bergamo.

Ai tha se ka shumë punë për të bërë por është i bindur se do ta dërgojë Italinë në Kupën e Botës 2026.

“Është një ëndërr e bërë realitet dhe shpresoj se jam në lartësinë e rolit. Detyra nuk është e lehtë, por nuk ka asgjë të lehtë në jetë. E dimë që ka shumë për të bërë, por gjithashtu e dimë se mund të bëjmë një punë të shkëlqyer. Ka pak për të thënë, duhet të punojmë, të shkojmë përreth dhe të flasim me lojtarët, duke u transmetuar gjëra pozitive, duke u futur në mendje. Kam dëgjuar për shumë vite që nuk kemi talent në Itali, por mendoj se lojtarët janë atje: duhet t’i vendosim në një pozicion që të jenë në gjendje të shprehin veten plotësisht. Qëllimi është ta sjellim Italinë përsëri në Kupën e Botës dhe është thelbësore ta bëjmë këtë për ne, për futbollin tonë dhe për vendin tonë. Kemi aftësitë dhe cilësitë për ta bërë këtë.”, ka deklaruar Gattuso në konferencën e parë si trajner i Azzurëve.

Kujtojmë që Gennaro Gattuso do të jetë zëvendësues i Luciano Spalletit./IndeksOnline/