Gattuso reflekton, yllin e La Ligas e transferon
Milani, raportohet, se është afër marrëveshjes me sulmuesin e Sevillas, Luis Muriel.
Sipas MilanNews.it, Milani ka raporte të shkëlqyera me Sevilla që prej marrëveshjes për Andre Silva verën e kaluar.
Gazeta shpjegon se ”Rossonerët” tashmë kanë arritur marrëveshje huazimi për lojtarin me opsionin e blerjes permanente, transmeton IndeksOnline.

E gjithë që i mbetet tani Milanit është të merret vesh me lojtarin për kushtet personale.
Megjithatë, MN shkruan se kualifikimi i Milanit në Champions League do të jetë krucial për një marrëveshje permanente eventualisht.
Edhe pse tashmë marrëveshja është arritur, Fiorentina dhe Roma janë vënë pas lojtarit./IndeksOnline/